Prishtina ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit’74 në ndeshjen hapëse të sezonit pranveror në Superligën e Kosovës në Futboll.
Jalen Blesa në minutën e 22-të shënoi golin e parë për kryeqytetasit, shkruan Arbresh.info.
Teksa Mërgim Pefqeli shënoi për 2-0 nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 57-të.
Pas kësaj fitore Prishtina është e katërta me 29 pikë, kurse Nikli i shtati me 21 sosh.

Triumf arriti edhe Dukagjini i Klinës që mposhti Malishevën me rikthim.
Fillimisht ishte Drilon Hazrollaj që krijoi epërsinë për Malishevën në minutën e 44-të.
Mirëpo klinasit u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të shënuar fitore.
Zulfiu ishte ai që barazoi rezultatin në minutën e 58-të.
Ndërkohë shtatë minuta më vonë Silva shënoi për të kompletuar rikthimin.
Pas kësaj fitore Dukagjini ka 27 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë kurse dy më shumë ka Malisheva që renditet një pozicion më lartë në tabelë./Arbresh.info/
Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...