Një burrë u lëndua si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë të Kamenicës.
I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.
Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma.
“Fsh. Busavatë, Kamenicë 10.02.2024 – 21:27. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve. I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...