Sekretariati i Etikës ka përjeshtuar me 40 ditë dy deputetë e PD, Edi Paloka dhe Petrit Doda, në lidhje me incidentet e ndodhura në seancën plenare të së enjtes, ku u bllokuan punimet e parlamentit.
Seanca plenare e së enjtes u shoqërua me tensione dhe debate mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës.
Ligjvënësit nga radhët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe përdorën zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.
Teksa parlamenti po votonte projektligjet, deputeti i PD-së dogji Edi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit.
Sakaq pati dhe një përplasje mes deputetëve të opozitës, ku Petrit Doda nga radhët e Rithemelimit u përplas me deputetin Enkelejd Alibeaj, duke i shkuar te vendi dhe duke diskutuar me tone të larta./euronews
Haxhiu për tragjedinë në Austri: Humbja e jetëve të bashkëko...
Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin
Nesër përurohet segmenti i rrugës Vushtrri–Prishtinë, pjesëm...
Tragjedia në Austri/Kryeministri Kurti shpreh ngushëllimet p...
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses