Profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan, ka thënë se të dy udhëheqësit – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.
Kupchan ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese.
“Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar Kupchan në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
Të njëjtën Kupchan e ka thënë edhe për Vuçiqin.
“Unë nuk dua të them se Vuçiq është një person bashkëpunues, i cili është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën. Ai luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë po kthehen prapa, nuk po ecin përpara. Kupchan ka thënë se vendimi për dinarin duhet shtyrë.
Sipas tij, SHBA-ja, partnerët evropianë dhe aktorë të tjerë duhet të vazhdojnë t’i inkurajojnë të dyja palët që të pajtohen. Ai ka theksuar se do të ishte gabim të thuhet që kjo marrëveshje e ka një vit, por nuk po zbatohet, ndaj duhet harruar.
“Mendoj se ky është ndoshta shansi më i mirë që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të përfituar prej saj”, ka theksuar ai.
AUV-Maqedoni parandalon hyrjen e vezëve të pasigurta nga Ser...
Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë...
Henry: Real Madrid mendonte se ishte i paprekshëm, tani tifo...
Turqia urdhëron arrestime masive për lëvdatat online për të ...
Vdekja e një punëtori në vendin e punës në Shtime, një i arr...
Kurti në Tryezën e Dialogut Ndërfetar: Bashkëjetesa, vlerë t...