Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në një takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun.
Në takim u shpreh shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përcjell Arbresh.info.
“Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime”, ka thënë Bislimi./Arbresh.info


Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin