Dogana e Kosovës sot ka bërë përmbledhjen preliminare të raporti për vitin 2015.
Sipas këtij raporti Dogana e Kosovës ka pasur një viti të suksesshëm ku janë arritur që deri me 31 janar 2015 të mblidhen saktësisht 950,4 milion euro.
Gjatë periudhës raportuese 2014 – 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kane shënuar ngritje në shumë prej 82,2 ose shprehur në përqindje 9.62%.
Dogana e Kosovës që nga viti 2009 nuk ka arritur të tejkalojë projeksionin, por vetëm ketë vit ka tejkaluar projeksioni. Vlen të theksohet se dy vitet e fundit fal reformës Dogana ka mbledhur mbi 110 milion euro më shumë se periudha e kaluar.
Dogana njofton se vitin e kaluar kanë proceduar 75 kallëzime penale në Prokurori të shtetit në vlerë të shmangieve prej 6 milion €.
“Vlera e mallrave të sekuestruara ne fazën e hetimeve tejkalon 560.000,00 €”, thuhet në raportin e Doganës së Kosovës.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...