Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se heqja e dinarit si valutë në Kosovë, i ndihmon integrimit të komunitetit serb. Ai ka thënë se përmes sjelljes së dinarit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, përmes Listës Serbe i ka shantazhuar qytetarët e këtij komuniteti në Kosovë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë ose monedhë. Ai ka theksuar se Serbia nëpërmjet Listës Serbe kanë dërguar dinarë nëpër shtëpitë e serbëve të Kosovës që ata t’i mbështesin.
“Dinari ka qenë instrument të cilin dikush e ka sjell fizikisht prej Beogradit, me kombi dhe aty disa zyrtarë të Vuçiqit përmes Listës Serbe, kanë ardhur te shtëpia t’i kanë dhënë paret, të kanë këqyrë pak mrrolshëm dhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd. Kjo është arsyeja fizike e shpërndarjes së dinarit. Nuk është thjeshtë beteja e mirëqenies. Është ushtrimi praktik i Listës Serbe dhe Beogradit te secila familje. Për këtë arsye ka qenë e domosdoshme që shteti jon ta rregullojë”, ka thënë kryeparlamentari./rtk
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...