Një grua ka vdekur dje ( e enjte) në Fushë Kosovë, si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një kamion.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në orën 10:00, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 01.02.2024 – 10:00. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një kamion. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin