Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Elfete Humollin në 34-vjetorin e vrasjes së saj nga policia e Serbisë, teksa po protestonte për liri dhe republikë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se më një shkurt të vitit 1990, Elfetja bashkë me vëllain e saj Mentorin dhe me shumë të tjerë, kishte marrë pjesë në demonstratë kundër pushtetit represiv të Serbisë pushtuese, që i shtypte shqiptarët në Kosovë, i burgoste mbi baza politike dhe i diskriminonte mbi baza etnike.
“Për t’i kujtuar së bashku, Elfeten dhe Mentorin, sot bëmë homazhe të monumenti përkujtimor i ngritur në fshatin Lupç i Poshtëm, afër vendit ku kishte rënë Elfetja 34 vite më parë. Mbi një gur masiv janë gdhendur emrat e Elfete dhe Mentor Humollit, kurse poshtë tij është vendosur një krua me ujë për udhëtarët. Me nderime u kujtofshin gjithmonë Elfete dhe Mentor Humolli, mes të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkroi ai.
Kurti shkruan se mes shtëllungave të tymit të gazit lotsjellës, policët e Serbisë shtinë mbi protestuesit, duke i plagosur Eset Kaçiun, Ismet Krasniqin dhe Avni Retkocerin, kurse Elfetja nuk u mbijetoi plagëve.
“Ajo vdiq aty, teksa fjalët e fundit të saj ishin: ‘Ku është Mentori, a ka shpëtuar?!’. Mentori kishte shpëtuar dhe e vazhdoi rrugën e të njëjtave ideale të lirisë, duke u mobilizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke luftuar me uniformën e saj derisa ra dëshmor më 21 maj 1999 në betejën e Koshares”, u shpreh Kurti.
“Për t’i kujtuar së bashku, Elfeten dhe Mentorin, sot bëmë homazhe të monumenti përkujtimor i ngritur në fshatin Lupç i Poshtëm, afër vendit ku kishte rënë Elfetja 34 vite më parë. Mbi një gur masiv janë gdhendur emrat e Elfete dhe Mentor Humollit, kurse poshtë tij është vendosur një krua me ujë për udhëtarët. Me nderime u kujtofshin gjithmonë Elfete dhe Mentor Humolli, mes të rënëve për lirinë e Kosovës”, përfundoi Kurti./Arbresh.info
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...