Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi gjatë qëndrimit në Kanada, ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të Senatit, Parlamentit federal, Grupin parlamentar të miqësisë, si dhe
përfaqësues të shoqërisë civile.
Nga radhët e parlamentit, Gashi fillimisht takoi deputetët e grupit parlamentar të miqësisë Kosovë – Kanada, znj. Anita Vandenbeld, Yvan
Baker, z. Sébastien Lamire dhe Kyle Seeback, të cilët i falenderoi për përkushtimin e tyre në thellimin e marrëdhënieve
mes dy vendeve tona. Po ashtu ata biseduan për tema me interes të përbashkët dhe mundësitë e bashkëpunimit diplomatik për avancimin e marrëdhënieve tona bilaterale.

Një tjetër diskutim, zv. ministrja Gashi pati me kryetarin e komisionit për mbrojte nacionale, z. John McKay, si dhe kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme dhe zhvillim ndërkombëtar, z. Ali Ehsassi, të cilëti informoi më shumë rreth progresit të Kosovës dhe situatës së sigurisë në vend.
Gjithashtu, Gashi përgjatë qëndrimit të saj takoi Senatorin kanadez, Peter Boehm, të cilin e informoi më shumë rreth aspiratave dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe rajoni ynë në përgjithësi.

Zëvendësministrja Gashi ka prezantuar para një paneli në Institutin prestigjioz Macdonald në Otavë, progresin dhe rrugëtimin e Kosovës në formimin e një shteti me shoqëri demokratike, duke shërbyer si shembull pozitiv i zhvillimit të demokracive të reja në botë.
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...