Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me një delegacion nga MPB-ja dhe AKSP-ja po merr pjesë në forumin për bashkëpunim strategjik të projektit CEPOL WB PACT- projekti i CEPOL-it për mbështetje në trajnime për vendet e Ballkanit Perendimor në luftën kundër terrorizmin, që po mbahet në EUROPOL në Hagë më 30 dhe 31 janar.
Sipas njoftimit, në këtë takim po diskutohet për bashkëpunimin mes Policvisë së Kosovës dhe EUROPOOL-it, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të këtij aktiviteti drejtori i përgjithshëm i Policisë së bashku me delegacioninin , z Besnik Sallahu, zyrtar ndërlidhës në EUROPOL, z. Kastriot Jashari, drejtor i AKSP-së dhe z. Ron Krasniqi –përfaqësues nga MPB-ja, po mbajnë një takim të veçantë me drejtoreshën ekzekutive te EUROPOL-it, znj. Catherine De Boll , në të cilin takim diskutohet për bashkëpunimin në mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it , punën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në EUROPOL dhe për hapat e mëtejmë për avancimin e bashkëpunimit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë takimit Hoxha falënderoi EUROPOL-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen, si dhe paraqiti synimin për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit drejt një marrëveshjeje operacionale me EUROPOLI-in, rritjen e kontributit në kuadër të hetimeve dhe operacioneve të EUROPOL-it./Arbresh.info/
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...