Roma ka zyrtarizuar transferimin e Anglinos nga RB Leipzig.
Lajmi e ka konfirmuar skuadra e Romës në rrjetin social X-(Ish Twitter), shkruan Arbresh.info
27 vjeçari ka qenë i huazuar tek Galatasaray mirëpo kjo kontratë është ndërprerë për shkak të mundësisë më të lehtë për kalimin e tij tek Roma.
Ai dje ka mbërritur në kryeqytetin italian për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Roma ka nënshkruar me Angelinon nga RB Leipzig në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore me një opsion blerjeje të bashkangjitur, që kuptohet të jetë me vlerë rreth 5 milionë euro plus 1 milion në shtesa.
Në gjysmën e parë të sezonit, Angelino shënoi një gol dhe dha një asistim në 19 paraqitje për Galatasaray./Arbresh.info/
? Benvenuto alla Roma, Angelino! ???#ASRoma pic.twitter.com/rCfNglsrve
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 30, 2024
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës