Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Lezhë.
Sipas burimeve nga Policia, një kamion me ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tjetër tip “Volkswagen”.
Nga përplasja e fortë të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës.
Për pasoja raportohet se është lënduar drejtuesi i “Volkswagen”, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për asistencën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./euronews.al
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...