Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person i cili dyshohet për veprën penale -“Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
Policia ka publikuar fotografitë e personit të dyshuar, me ç’rast ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Kosovës për gjetjen e tij, shkruan Arbresh.info.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presin që informacionet e qytetarëve t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit./Arbresh.info/




Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?