Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar fshatin Vranisht të Dragashit, ku kanë bërë të ditur se janë mbyllur katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për shumë vite.
Krasniqi në videon e publikuar thotë se këto komuna kanë qenë përgjegjëse edhe për komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Rahovecit., përcjell Arbresh.info.
“Kosova ka komuna që janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të të gjithë qytetarëve. Ky objekt sikurse edhe objektet tjera që kanë vepruar në Kosovë janë jashtë juridiksionit të Kosovës dhe si të tilla nuk kanë vend në Kosovë”, tha Krasniqi.
Kurse ministri Sveçla theksoi se kriminaliteti do të luftohet në çdo cep të Kosovës.
“Ashtu siç edhe jemi zotuar, në çdo cep të Kosovës do të luftohet kriminaliteti, ilegaliteti dhe cfarëdo shkelje e ligjit”.
“Në Kosovë do të ketë organe legjitime që do t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Nuk ka vend për Serbinë përveç ambasadës së saj në Prishtinë”, tha Sveçla.
/Arbresh.info/
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...