Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka shqiptuar gjobë ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në komunikacion, ku përveç gjobave u ka hequr dhe patentë shoferët.
Komunikata e plotë:
Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 26.01.2024, në dy raste të ndara ka ndaluar dy shofer të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe të cilëve, veç gjobave të shqiptuara u ka hequr edhe patentë shoferët.
Rreth orës 10:20, në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka daluar shoferin A.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vije të plotë të një veture tjetër . Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Ndërsa, rreth orës 11:15 në të njëjtin vend , policia ka daluar shoferen A.GJ (F/K) e moshës 52 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 104 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror