Sulmuesi i Milanit, Samuel Chukwueze foli për shumë çështje në lidhje me Milanin, por jo vetëm, nga grumbullimi Nigeri, para ndeshjes me Kamerunin në Kupën e Afrikës, që luhet të shtunën mbrëma.
Ndërsa bëri një krahasim mes La Liga-s dhe Serie A, 24-vjeçari theksoi specifikat e dy kampionateve në fjalë.
“Unë i pëlqej të dyja, në Spanjë gjithçka bëhet më shumë me lojën me top. Në Itali gjithçka është më fizike, është çështje përshtatjeje. Për mua është një sfidë e re, tani di pak më shumë, por mendoj se duhet të vazhdoj të punoj për t’i përshtatur”-u shpreh ai.
Më tej, duke folur për ndjesitë e para te “kuqezinjtë” e Italisë, nigeriani theksoi se kur përballesh me historinë e këtij klubi, ndjen shumë përgjegjësi.
Në fund, 24-vjeçari u shpreh se nuk mund të humbasë kohën e klubit të tij duke shkuar në Nigeri dhe në fund të mos fitojë.
“Nuk mund të largohem nga Milani për të ardhur këtu pa e fituar këtë trofe sepse kam shumë nevojë për të. Dua ta bëj vendin tim krenar, kështu që nuk mund të vij këtu dhe të humbas kohën e klubit tim për asgjë, duhet të luftoj për të triumfuar”-deklaroi Samuel Chukwueze./ss
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri