Një shtetas i Kosovës dyshohet se është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Batrovc të Serbisë.
Gjithmonë sipas këtyre raportimeve, atij dyshohet se i janë gjetur rreth 18 kilogramë drogë të tipit mariuhanë.
Në përgjigjen e dhënë për Arbresh.info, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për arrestimin e tij.
“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin sipas raportimeve, të cilave i referoheni”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Sipas MPJD-së, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë, ta konfirmojnë arrestimin eventual dhe t’i japin sqarimet se pse ka ndodhur një gjë e tillë.
Gjithashtu, është kërkuar të dihet edhe vendi apo qendra e paraburgimit ku dyshohet se po mbahet zyrtari i MPB-së.
“Si edhe në rastet e mëhershme, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd nëpërmjet Ambasadorit Jashari i ka dërguar shkresë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta konfirmojë arrestimin eventual, të ofrojë sqarime për arsyet e arrestimit dhe të bëjë të ditur vendin (qendrën e paraburgimit), ku është duke u mbajtur shtetasi i Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
MPJD ka shtuar se do ta mbajë të informuar publikun sapo të pranojë informata të reja.
Ndryshe, mediat në Serbi kanë raportuar se Drilon Berbati, ish-zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë është kapur me 18 kilogramë drogë dy ditë më parë.
Për arrestimin e tij ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, teksa ka publikuar edhe pamje të marihuanës që pretendohet se ishte e fshehur në veturën me të cilën po voziste kosovari./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë