Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi sot nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Në njoftim thuhet se bashkëpunimi do të ofrojë ekspertizë profesionale dhe akademike për hartimin e fondit të pyetjeve që shërbejnë për vlerësimin e njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve të cilët u nënshtrohen procedurave rekrutuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.

“Po ashtu, si pjesë e kësaj marrëveshje, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i hapë dyert për 600 studentë të Universitetit të Prishtinës për t’u ofruar mundësinë e një praktike profesionale”, thuhet në njoftim.
Studentët e profileve të ndryshme për tre muaj do të kenë mundësi të fitojnë përvojë brenda Ministrisë dhe agjencive që ajo mbulon dhe në fund të praktikës të certifikohen për përfundimin me sukses të punës profesionale./Arbresh.info

Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë