Sot rreth orës 18:00, një autobus i linjës Kosovë-Gjermani i kompanisë “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku në Dubrovnik të Kroacisë.
Sipas një njoftimi nga kjo kompani, të gjithë pasagjerët janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Tutje në njoftim thuhet se pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër.
‘Sonte rreth ores 18:00 autobusi yne i linjes Kosove-Gjermani ne shtetin e Kroacise,eshte perfshire ne nje aksident ne Dubrovnik. Pasagjeret dhe stafi qe kane qene ne autobus jane te gjithe pa lendime. Pasagjeret kane vazhduar udhetimin drejt destinacionit te tyre me nje autobus tjeter. Sqarimi i rrethanave te aksidentit i perket autoriteteve përkatëse”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...