‘Vëllai i Madh’ gjatë javës kishte dërguar një zarf të kuq për banorët e Big Brother VIP Albania, për shkak të thyerjes së rregullave si: pëshpëritjet, mbajtja e syzeve, fjalori dhe përdorimi i gjuhës së huaj.
Në spektaklin e së martës u kumtua edhe vendimi i ‘Vëllait të Madh’ për disa prej tyre.
Ata u tha se do të jetojnë në një ambient tjetër, të quajtur kazermë.
Konkurrentët që shkuan atje ishin: Roza Lati, Meri Shehu, Rike Roçi, Vesa Smolica, Heidi Bace, Romeo Veshaj, Gabriele Mezini dhe Meriton Mjekiqi.
Ata do të qëndrojnë brenda saj deri në momentin që do ta vendosë “Vëllai i Madh”.
Mbrëmë (e martë) nga Big Brother u largua Alfio Rrotani dhe hynë dy të rinj: Erjola Doçi e Graciano Tagani.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...