Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer sulme të reja ajrore kundër shënjestrave të rebelëve të Huthëve në Jemen.
Pentagoni ka thënë se në sulmet e së hënës janë shënjestruar tetë pika, përfshirë një qendër nëntokësore për rezerva dhe qendrat e nisjes dhe vëzhgimit të sistemeve raketore.
Rebelët e Huthëve, të mbështetur prej Iranit, kanë shënjestruar anijet komerciale, që besojnë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin, gjatë kalimit të tyre në Detin e Kuq.
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se po tentojnë të mbrojnë “qarkullim e lirë të mallrave”.
Kjo është vala e tetë e sulmeve të SHBA-së kundër shënjestrave të rebelëve Huthi në Jemen, ndërsa i dyti në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.
Për sulmet e fundit, në deklaratë është thënë se ka pasur koordinim edhe me Australianë, Bahrejnin, Kanadanë dhe Holandën.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, i ka përshkruar sulmet si “vetëmbrojtje” kundër “sulmeve të patolerueshme” të rebelëve Huthi ndaj anijeve komerciale.
Pavarësisht sulmeve paraprake, rebelët e Huthëve – të cilët furnizohen, trajnohen dhe këshillohen prej Iranit – vazhdojnë sulmet ndaj anijeve.
Rebelët deklarojnë se i kanë nisur sulmet si përgjigje ndaj ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë.
Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 7 tetor 2023, pak pasi grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...