Kostas Flevarakis nuk do të jetë më trajner i skuadrës nga Suhareka, Golden Eagle Ylli.
Skuadra basketbollistike GE Ylli ka njoftuar edhe zyrtarisht se kanë ndërprerë marrëveshjen me trajnerin grek, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Flevarakis. Klubi e falenderon për kontributin e tij dhe i uron shumë suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e skuadrës së Yllit.
Flevarakis ishte pjesë e skuadrës nga fillimi i këtij sezoni mirëpo rezultatin jo të mira kanë bërë që ai të largohet.
Ylli aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelën e Superligës së Kosovës në Basketboll me 10 fitore e 8 humbje./Arbresh.info/
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...