Një 31-vjeçar nga Luzi i Madh i Kavajës është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, në të njëjtën kohë edhe lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
Sipas Policisë, Xhevdet Saraçi 51 vjeç, babai i katër fëmijëve, ka qëlluar me cifte në drejtim të Ismet Xhanit, 31 vjeç, pasi ky i fundit kishte prerë një plep, i cili ndodhej në pronën e Saraçit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, rreth orës 10.00, në fshatin Luz i Madh të Kavajës.
Mësohet se viktima, pasi ka pirë kafe me fqinjët, kishte shkuar për të prerë një plep, të cilin do ta përdorte për dru zjarri.
Pikërisht në ato momente ka nisur dhe konflikti mes tij dhe fqinjit, të cilët kishin dhe lidhje krushqie me njëri-tjetrin.
Pas kësaj autori i krimit Xhevdet Saraçi 51 vjeç, është larguar, për t’u arrestuar nga policia pak minuta më vonë.
Fqinjët të tronditur nga ngjarja e rëndë, tregojnë se kishin njohje me të dy personat.
Në cilësinë e provës materiale policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, sekuestroi armën e krimit të llojit pushkë 10-she si dhe tre gezhoja.
Ndërkaq autori i vrasjes, me të mbërritur në komisarit teksa ka pranuar autorësinë e krimit,është shprehur i penduar, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se qëllimi i tij nuk ishte ekzekutimi i fqinjit.
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...