Ish-punëtori në Minierën “Trepça”, Arsim Musa ka raportuar një incident të ri në minierë duke zbuluar se dy minatorë janë lënduar dy ditë më parë.
Me anë të një postimi në Facebook, Musa ka thënë se kjo çështje nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga entitetet përgjegjëse, shkruan Arbresh.info.
Musa thekson se është esenciale që asnjë minator të mos lejohet të hyjë në minierë pa një raport zyrtar nga Komisioni për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe Ispektorati i Punës, i cili konfirmon kushtet e sigurisë dhe shkaqet e lëndimeve të fundit.
Ndërkaq apelon te udhëheqësit e shtetit që të organizojnë seancë të jashtëzakonshm.
“Është i papranueshëm neglizhimi i sigurisë së minatorëve. Nuk duhet të hyjë asnjë minator në minierë pa qenë i sigurt për kushtet e punës dhe pa u garantuar për shkaqet e lëndimeve të së kaluarës. Dy ditë më parë, dy kolegë të tjerë u lënduan, dhe askush nuk e ka marrë seriozisht këtë rast. Pavarësisht gjithçkaje, urime Minatorë ME FAT,” ka përfunduar Musa./Arbresh.info/
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...
Dani Alves drejt rikthimit sensacional në fushë, gati të lua...
Abdixhiku prezanton zotimet e LDK-së në Suharekë: Paga, pens...
Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në...