Një 40-vjeçare shqiptare përfundoi në prangat e Policisë së Astit, pasi kërcënonte ish-in e saj me video intime me skena seksuale.
Ngjarja daton në 30 dhjetor të vitit të kaluar, 40-vjeçarja u përpoq t’i merrte para ish-të dashurit të saj, një bashkatdhetar 47-vjeçar.
Plani i saj ishte realizuar në mënyrë që, ish-i dashuri t’i jepte asaj 20 mijë euro, në të kundërt ajo do të publikonte në internet videot ku çifti shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale.
Shqiptari kërkoi ndihmën e policisë për të kapur shantazhuesen. Media italiane raporton se, kurthi u realizua pasditen e të mërkurës së kaluar. Të dy ranë dakord që të takoheshin para qendrës tregtare “Il Borgo”, ku 47-vjeçari do t’i jepte këstin e parë të parave.
40-vjeçarja nuk e dinte se ish-i dashuri i kishte ngritur një kurth dhe pas kësaj skene qëndronte policia. Në momentin që burri i dha 200 eurot, ndërhynë uniformat blu, të cilët bënë të mundur arrestimin e shqiptares.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar