Sejdiu: Bora nuk na ka zënë të papërgatitur

18:39 | 4 Janar 2016
M. A.

Rrugët në Prishtinë janë të qarkullueshme dhe bora nuk na ka zënë të papërgatitur, ka thënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.

“Janë dikur rreth 40 traktorë e makina të tjera për punë, është punuar deri në mëngjes. Janë dy rrugë që gjithmonë e kanë një rrezikshmëri është rruga Eqrem Qabej dhe Isa Kastrati, por janë trajtuar shpejtë dhe janë të kalueshme. Besoj që sot e kemi një situatë krejt tjetër, rrugët janë të qarkullueshme”, tha Sejdiu, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nuk kemi qenë të papërgatitur, kjo nuk është befasi, por në kësi moti kur ka reshje të vazhdueshme është problem që të pastohet menjëherë gjithçka”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu tha se ishte vet pjesë e ekipeve që punuan dhe ka parë punën e kompanive nga afër.

“Kemi qenë katër ekipe përcjellëse, unë personalisht kam qenë prej orës 18:00 pasdite deri në 02:00 në mëngjes, gjithashtu edhe sot jam në terren që nga ora 18:00”.

“Mbrëmë në Prishtinë vetëm dy rrugë kanë qenë të bllokuara, përfshirë 48 fshatra”.

Kurse, duke komentuar rolin e Qeverisë në këtë situatë, Sejdiu tha se “ata janë të zënë, nuk dalin ata të merren me hallet e qytetarëve, kanë shumë punë”.

Shpërndaje në rrjete sociale