
photo by: @Shpend Ahmeti
Ballkani dhe Prishtina do të përballen sot në Turqi për trofeun e Superkupës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00 me kohën lokale të Kosovës, dhe 13:00 me të Turqisë.
Portokallezinjtë në finale do të luajnë për shkak se u shpallën kampion në sezonin e shkuar, teksa bardhekaltrit si fitues të Kupës së Kosovës.
Klubi nga kryeqyteti sot do të synojë trofeun e 30-të në histori të klubit. Nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991, FC Prishtina ka fituar 29 trofe: 11 tituj kampioni, 8 Kupa të Republikës dhe 10 Superkupa.
Dy skuadrat, nga viti 1999, janë ndeshur në 29 përballje. Prishtina ka fituar 11 ndeshje, 8 baras dhe Ballkani 10 fitore me golldallim pozitiv për prishtinasit +11, 40:29.
Prishtina, kundrejt dy herë rresht kampionëve aktual, Ballkanit, nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit, duke u ndarë pesë herë baras dhe një fitore në çerekfinalen e edicionit të kaluar të Kupës me golat e Ukës dhe Hamitit. /Klankosova.tv.
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...