Pogradec, furgoni përplaset me veturën, një i vdekur

17:48 | 4 Janar 2016
M. A.

Një person ka gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur gjatë orëve të pasdites së të hënës në aksin rrugor që lidh qytetin e Pogradecit me Korçën.

Sipas policisë së Korçës, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Leshnicë, ku një automjet furgon me targa AA023EG është përplasur me një automjet tip Audi me targa AA479MG.

Si pasojë e përplasjes pesë persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë zhvendosur me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Pogradecit, ku fatkeqësisht njëri prej tyre, i identifikuar si Martin Duro, 30 vjeç, nga Podgoria, ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së plotë të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale