Qeveria e Republikës së Kosovës dënon veprimet e personave tash për tash të paidentifikuar, të cilët përmes grafiteve të vizatuara në disa pjesë të kryeqytetit, kanë fyer figurën e presidentes së Republikës së Kosovës.
Këto akte, ofendojnë institucionin dhe figurën e nderuar të presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe të gjitha femrave kosovare, të cilat, me sakrifica të paimagjinueshme kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e lirisë, shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Gratë kosovare, me kontributin e tyre në çdo sferë të jetës, vazhdojnë të jenë më meritoret për çdo të arritur në Republikën e Kosovës.
Andaj, Qeveria e Kosovës konsideron se veprimet e fundit janë gjeste rrugaçësh, të cilëve iu mungon edukata elementare dhe përmes këtyre grafiteve në fakt pasqyrojnë një sjellje të mjerë mendore të individëve që e kanë humbur rrugën në shoqërinë kosovare.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar