Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Fushë Kosovë është dorëzuar padi për diskriminim ndaj Komunës së Fushë-Kosovës, nga ana e qytetarit me aftësi të kufizuar, Besart Ramadani.
Objekt i padisë është mbrojtja nga “Diskriminimi; Ndalimi i trajtimit diskriminues”, që ndërlidhet me mungesë të qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara, rregullim i së cilës bie nën përgjegjësinë e komunës së Fushë Kosovës.
“Ne si persona më aftësi të kufizuar përballemi më shumë sfida kur dalim në qytet. Kemi mungesë të infrastrukturës në hapësira publike si vështirësi në rrugë, vështirësi në trotuare, nëpër objekte, mungesë të parkingjeve e vështirësi të tjera. Pothuajse asnjëherë nuk mund të dal pa asistencë”, ka deklaruar Ramadani.
Besart Ramadani, paraprakisht më datë 17.11.2023 kishte kërkuar nga komuna e Fushë Kosovës që me mirëkuptim të rregullojë qasjen dhe të ndalojë trajtimin diskriminues që i bëhet personave me aftësi të kufizuara, mirëpo nuk kishte marrë ndonjë përgjigje nga qeverisja lokale./rtk
Operacioni policor në Hajkobillë, arrestohen 4 të dyshuar pë...
Kushtrim Kokalla: Kam hy në kredi 25 mijë euro për Naim Murs...
Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, sy...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Kokalla:Më thanë ...
Vrasja makabre e Liridona Ademaj/ Naimi, Kushtrimi e Graniti...
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...