Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë në shtëpinë e një të mituri në Zhur të Prizrenit.
Sipas njoftimit, një 17 vjeçari i është gjetur një pistoletë Ekol-99 me një karikator të zbrazët, shkruan Arbresh.info.
“Sektori I Hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një informacion se një person i dyshuar, i mitur, posedon armë zjarri të paligjshme. Me datë 17.01.2024, rreth orës 13:00, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Zhur, Prizren, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar : -Një Pistoletë Ekol-99 me një karikator të zbrazët.”, ka njoftuar policia.
Ndër të tjera, policia bën të ditur se pas intervistimit I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”./Arbresh.info/
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...