Juventusi ka arritur fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet pas fitores me Sassuolon, me rezultat 3-0.
Me këtë fitore Juventusi iu është vënë pas Interit i cili ka 51, ‘teksa Zonja e Vjetër’ ka dy pikë më pak, shkruan Arbresh.info.
Allegri u deklarua për fitoren ndaj Sassuolos kurse tha se tani fokusi është te Lecce.
“Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë sepse Sassuolo gjeti zgjidhje që na vunë në vështirësi, duke e detyruar Szczesnyn të bënte dy pritje të mira. Kemi 49 pikë dhe po mendojmë për Leccen, të punojmë dhe të qëndrojmë të heshtur”, tha ai.
Tutje lëshoi edhe një koment interesant lidhur me derbin ndaj Interit.
“Derbi me Interin? Duhet të qëndrojmë të qetë. Është një ndeshje e vështirë jashtë fushe ndaj Lecce, por ndërkohë ne e kemi lënë vendin e pestë me 16 pikë prapa. Nuk po mendojmë për Derbin e Italisë, por për Leccen. Është si ajo loja me policët dhe hajdutët, ku hajdutët ikin dhe rojet i ndjekin”, u shpreh Allegri.
Ndeshja e ardhshme e Juventusit është me Leccen me datë 21 janar./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...