Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është takuar me ambasadorin William Walker.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka theksuar se për gati dy orë takim me Walker kanë biseduar për progresin e Kosovës.
“Kisha nderin e madh të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme mikun tim të veçantë, mikun e përhershëm të popullit shqiptar, zërin e së vërtetës, atë të Reçakut, Ambasadorin William Ëalker. Për gati dy orë takim të përzemërt biseduam për progresin e Republikës së Kosovës, për demokratizimin e institucioneve tona si shembull në rajon e për angazhimin tonë të përditshëm në sundimin e rendit, ligjit, luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla ka potencuar se çdo fjalë e ambasadorit Walker është motiv i madh për të gjithë ne.
“Secila fjalë admiruese e tij për përparimin e vendit tonë është motiv i madh për të gjithë ne. Ambasadori Walker është dhe do të mbetet gjithmonë miku ynë i madh, falë angazhimit të së cilit mbarë bota njohu dhe reagoi ndaj gjenocidit të Serbisë në vendin tonë”, ka shtuar Sveçla./Arbresh.info
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...