Gjatë ditës së sotme, do të mblidhen dy komisione parlamentare.
Me fillim nga ora 11:00, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrje Financiare ku në rend të ditës janë gjashtë pika për tu diskutuar, shkruan Arbresh.info.
Pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 13.12.2023 dhe 19.12.2023;
3. Shqyrtimi i Raportit të punës së komisionit për vitin 2023;
4. Shqyrtimi dhe adresimi i çështjeve të mbetura në procedurë;
5. Diskutim rreth hartimit të Planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2024;
6. Të ndryshme.
Ndërsa, nga ora 13:00 do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e që në rend të ditës janë shtatë pika për tu diskutuar.
Pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 7.12.2023 dhe 14.12.2023;
3. Shqyrtimi në parim i projektligjit nr. 08/L-272 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149;
4. Shqyrtimi i Raportit të punës së komisionit për vitin 2023;
5. Shqyrtimi i Raportit të zbatimit të Ligjit nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit Nr.08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave;
6. Formimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës;
7. Të ndryshme;/Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...