Qendra Turistike “Boga” në Rugovë tash e dy ditë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike. Indeksonline raporton se që nga data 2 janar kjo pjesë e Dukagjinit nuk ka energji elektrike.
Mësohet se pas reshjeve të borës interesimi i qytetarëve për të vizituar këtë pjesë është mjaft i madh, ndërkaq adhuruesit e turizmit kanë mbetur pa energji elektrike.
Pronarët e hoteleve po ankohen se nuk po mund t’i plotësojnë nevojat e frekuentueseve të kësaj pjese, ndërkaq furnizimi i vetëm me energji elektrike, po bëhet përmes gjeneratorit./
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar