Policia e Kosovës ka zbatuar sot një plan operativ për përvjetorin e 25 të Masakrës së Reçakut për të garantuar sigurinë e të gjithëve, duke bërë kështu disa kufizime të pjesshme të rrugëve në zona të caktuara në qytetin e Shtimes dhe në fshatin Reçak.
Në njoftim thuhet se zbatimi planit operativ “Përvjetori i 25-të i Masakrës së Reçakut” ka kaluar pa asnjë incident dhe aksident, përcjell Arbresh.info.
“Stacioni i policisë në Shtime i mbështetur dhe i përkrahur nga policë të stacionit në Ferizaj, Kaçanik, policë të Njësisë së Komunikacionit Rrugor, policë të Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe njësi tjera rajonale, nga ora 06:00 e mëngjesit, e deri në përfundim i ka marrë masat e nevojshme të sigurisë, që nga mbajtja e akademisë përkujtimore në Shtime dhe vizitat e planifikuara shtetërore, diplomatike dhe vizitat e qytetarëve në fshatin Reçak të Shtimes. Zbatimi i këtij plani në përkujtim të masakrës së Reçakut ka kaluar pa asnjë incident dhe aksident”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët që patën durim gjatë lëvizjes së orientuar nga policia, në drejtim të Kompleksit Memorial” Masakra e Reçakut ” në fshatin Reçak të Shtimes./Arbresh.info
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...