Që nga fillimi i vitit 2015 ishin bërë angazhime për implementimin e projekteve me prioritet në infrastrukturë dhe për përgatitjen e pjesës teknike të projekteve të parapara për realizim në këtë vit.
Planet ishin ambicioze qysh nga marrja e mandatit, natyrisht me disa projekte të papërfunduara, me disa me probleme, kurse edhe me projekte të reja të cilat janë mese të domosdoshme për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.
Kështu ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i cili shton se mbetet sfiduese edhe për vitin 2016, realizimi i të gjitha kërkesave të komunave të Kosovës për projektet e tyre rrugore, megjithëse ka kufizime buxhetore. Zharku thotë se për vitin e ardhshëm kanë për t’i punuar rreth 100 projekte të reja infrastrukturore.
Ministri i MI-së paralajmëroi se nga fillimi i vitit 2016 do të krijohet Departamenti i ri për Patentë Shofer, i cili sipas tij do të zbatoj politika të reja, duke filluar nga testimi elektronik që besohet se do funksionalizohet nga fillimi i vitit të ardhshëm për rritjen e sigurisë në komunikacion./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar