Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka quajtur humor “pa shije” skeçin e fundit të grupit humoristik “Stupcat”, duke thënë se as ky humor nuk mund të deformojë një të vërtetë të madhe.
“E vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është tepër e madhe, botërisht e njohur dhe e pranuar, saqë as humori i zi Dick Martit, e as humori pa shije i këtij skeçi që ju e përmendët, nuk do të mund ta errësojnë apo ta deformojnë këtë të vërtetë”, ka thënë Veseli.
“Ata mijëra djem e vajza të Kosovës e më gjerë, që dhanë jetën e lanë gjymtyrët e tyre në luftën për lirinë e Kosovës janë krenaria më e madhe dhe e përjetshme e vendit tonë, janë themeli mbi të cilin qëndron dhe do të qëndrojë përgjithmonë Republika e Kosovës”.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar