Real Madridi dhe Barcelona luajnë sonte finalen e Superkupës së Spanjës.
Ndeshja fillon nga ora 20:00, shkruan Arbresh.info.
Real Madridi do të kërkojë ‘hakmarrjen’ ndaj Barrcelonës për humbjen që ia shkaktoi sezonin e kaluar në finale të Superkupës së Spanjës.
Kurse ‘Blaugrana’ kërkojnë mbrojtjen e këtij titulli që e fituan sezonin e kaluar duke mposhtur 3-1, Realin në finale.
Gjatë këtij sezoni këto skuadra kanë luajtur ndeshjen në kuadër të La Liga, ku ka triumfuar Real Madridi me rezultat 2-1.
Barca do të jetë në këtë ndeshje pa Alonson, Gavi, Ter Stegen, Cancelo dhe së fundmi Raphinha i cili u lëndua.
Ndërsa për Realin jashtë do të jenë Alaba, Vasquez, Militao dhe Courtois që mungojnë tash e disa kohë.
Kjo sfidë do të drejtohet nga Jaun Martinez Munuera./Arbresh.info/
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve