Binjakët e njohur, Donald dhe Romeo Veshaj përsëri u ndan nga njëri-tjetri, por arsyeja e ndarjes është e njëjtë si ajo e dy vite më parë.
Pas shumë aludimesh, mbrëmë, Romeo u bë banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania, shkruan Arbresh.info.
Ai filloi këtë aventurë të re, ndërsa vëllai i tij Donaldi ka shkruar disa fjalë të ndjeshme për binjakun e tij në këtë rrugëtim që fillimisht e nisi vet ai.

“Kam thene gjithmone qe “Big Brother” eshte eksperienca me e veshtire qe mund te perjetosh. Nuk e dija qe te shohesh nga jashte vellain, gjysmen time, qenka shume me e veshtire. suksese zemra ime!”, ka shkruar Donaldi në Instagram.
Kujtojmë se Donaldi ishte protagonisti kryesor i BBVA1, rreth dy vite më parë.
Ai arriti të shkoj deri në finale, madje theu edhe rekorde të shumta.
Mirëpo, çmimin e madh nuk e arriti, përkundër zemrave të miliona ndjekësve që i fitoi gjatë kësaj eksperience./Arbresh.info
View this post on Instagram
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...