Më 15 janar, me fillim nga ora 19:30 në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, do të ndizen qirinj për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, të cilët janë edhe organizatorë, shkruan Arbresh.info.
“Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ fton të gjithë shqiptarët që më 15 janar 2024 duke filluar nga ora 19:30 të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Të përkujtojmë se viti 2024 shënon një çerek shekulli i gjenocidit mbi shqiptarët e Kosovës, të cilin e kanë zbatuar forcat serbe gjatë luftës së fundit”, shkruhet në njoftimin në Facebook.
Kjo qendër iu ka bërë thirrje edhe institucioneve qendrore e lokale, partive politike e organizatave, që çerekshekullin e gjenocidit ta shënojnë në mënyrë të dinjitetshme.
“Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshet kryesore të qyteteve dhe të fshatrave të tyre. Organizimi me vetiniciativë edhe i qytetarëve në qytetet jashtë kufijve të Kosovës është i mirëseardhur, andaj ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë të bëjnë nderimin e viktimave të gjenocidit pikërisht më 15 janar 2024 nga ora 19:30”, thuhet tutje në postim.
Mes tjerash, nga kjo qendër ftohen të gjithë qytetarët që të ndezin qirinj edhe në sheshet e qyteteve të tjera, e poashtu në shtëpitë e tyre./Arbresh.info/
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...