Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, në një intervistë për Arbresh.info ka folur për deklarimet e pasurisë së zyrtarëve publikë.
Mes tjerash, ai theksoi se zyrtarët publikë tashmë po e deklarojnë edhe posedimin e kriptovalutave, me ç’rast bëri të ditur se janë mbi 140 zyrtarë publikë që posdeojnë kriptovaluta
“Ndoshta është interesante të përmendet që janë mbi 140 zyrtarë publikë të cilët posedojnë edhe kriptovaluta, që përpara nuk janë raportu shumë, tash është kërkesë”, u shpreh Buleshkaj.
Ai po ashtu tha se zyrtarët publikë janë të detyruar që t’i raportojnë edhe donacionet për organizata apo subjekte politike.
“Tashmë kërkesë ligjore është edhe raportimi i donacioneve, qoftë donacionet për ndonjë organizatë joqeveritare, por që më e rëndëishme është donacionet për subjekte politike, në mënyrë që pastaj ne të bëjmë analiza të potencialeve për konflikte të interesit apo potencialit për benefite të ndryshme që mund t’i kenë këta zyrtarë që kanë qenë donatorë të ndonjë subjekti politik të caktuar”, potencoi drejtori i APK-së./Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...