Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës duke u bazuar në kompetencat nga statuti ka marrë vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës të organizohet nga KB Vëllaznimi.
Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet nga 13 deri më 17 Shkurt në qytetin e Gjakovës, përcjell Arbresh.info.
Në Final 8 do të garojnë tetë skuadrat e elitës së basketbollit, si dhe finalja në konkurrencën e femrave.
Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, do të organizohen tri finalet, e Kupës së Ligës së Parë, Femrave dhe Meshkujve.
Në Gjakovë për pesë ditë do të ketë spektakël të basketbollit, me finalet që pritet të jetë të jashtëzakonshme.
Atmosfera në “Shani Nushi” ka qenë fantastike dhe kështu pritet të jetë edhe gjatë Final 8./Arbresh.info/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...