Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për tw kwrkuar nga Presidentja dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.
Në njoftim thuhet se në këtë marrëveshje Qeveria e Kosovës përfaqësohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ndërsa Qeveria e Maqedonisë së Veriut përfaqësohet nga Ministria e Transportit dhe Linjave, përcjell Arbresh.info.
Për këtë projekt, Qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Për këtë projekt, Qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...