Policia në Ferizaj ka ndaluar një shofer në rrugën “Rexhep Selimi”, i cili ka bërë tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi prej 78 km/h.
Ndaj H.S 22-vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, tri pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...