Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se Muzeu i Luvrit mbetet më i vizituari në botë.
Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shpreson se do të shohin një numër më të madh vizitorësh në muzetë e Francës këtë vit, shkruan Arbresh.info.
“Luvri mbetet muzeu më i vizituar në botë! Me 8.9 milionë vizitorë në vitin 2023, +14% më shumë krahasuar me vitin 2022. Muzetë tjerë francezë nuk janë lënë anash, pasiqë Musée d’Orsay theu një rekord historik me 5.1 milionë vizitorë më 2023. Shpresojmë të shohim një numër më të madh vizitorësh në muzetë e Francës këtë vit!”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...