KF Feronikeli përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se kanë emëruar në stolin e skuadrës trajnerin Shefki Kuqi.
Kuqi gjatë gjithë karrierës së tij si trajner ka drejtuar klube nga elita e futbollit finlandez dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë jashtë Finlandës.
Në vitin 2014 ai ka qenë trajner i Honkës, para se të marrë drejtimin e PK-35 Vanta në sezonin 2015/2016 dhe së fundmi Inter Turkun, klub të cilin e udhëhoqi gjatë sezonit 2016/2017.
“FC Feronikeli 74, me kënaqësi ju informon që shef i ri shtabit teknik është caktuar Shefki Kuçi”.
“Pas një karriere fantastike si futbollist, Kuçi vjen me idenë e tij për filozofinë e lojës të cilën mëton ta aplikojë tek skuadra jonë. Ai ka krijar mjaftueshëm bagazh edhe në shtabin teknik kryesisht në Finlandë, duke drejtuar edhe skuadra si Inter Turku”.
“Pjesë e asistentëve të tij vazhdojnë të jenë Faruk Elshani e Avni Hasani, duke u shtuar edhe kualiteti i spanjollit Albert Ramos Moraño, e gjithashtu edhe Fidan Rexhepi”.
“Skuadra tashmë ka filluar stërvitjet dhe futbollistët janë takuar me trajnerin e tyre të ri”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Feronikeli ’74.
Klubi nga Drenasi momentalisht gjendet në pozitën e shtatë në Superligën e Kosovës me 21 pikë të grumbulluara dhe misioni i Kuqit do të jetë sigurimi i mbijetesës në elitë./telegrafi
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...