Tre persona janë arrestuar sot, të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar në Skenderaj, ndërsa personi i tret shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në Mitrovicë, përcjell Arbresh.info
“Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës është realizuar në Skenderaj, ku gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.9 gram dhe 2.0 gram”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit të tretë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është realizuar në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 9.1 gram dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike”, thuhet tutje në njoftim.
Ndaj tre të dyshuarve, pas intervistimit janë iniciuar raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin