Ish-legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Pas vdekjes së legjendës gjermane, reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Arbresh.info.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook e cilësoi mbrojtësin gjerman legjendë e sportit të futbollit.
Teksa ka shkruar se me ikjen e tij shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë së tij.
Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit, shkruhet në ndër të tjera në postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama./Arbresh.info/
Pacolli: Aeroportin — le ta marrin, unë nuk dua të luftoj me...
Vitia: Qytetarët që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për s...
Milaim Zeka dënohet me një vit burgim me kusht për shmangie ...
Lojtari i Arsenalit i hapur të largohet nga klubi pasi fitoi...
Ademi, Mickoskit dhe Filkovit: Pse jeni kaq kundër gjuhës sh...
Irani shqyrton dërgimin e ministrit të Jashtëm në takimin e ...